Dy velinat e reja që shoqërojnë Saimirin dhe Gentin në emisionin investigativ “Stop” janë Alesia Bami dhe Onelda Shkjau.
Edhe pse nuk janë pjesë e trupës së baletit të “Albi Nako Dance”, vajzat ia kanë marrë dorën kërcimit dhe për performancën e tyre paguhen mjaftueshëm mirë.
Kështu dy bukuroshet e “Stop” marrin jo më pak se 600 euro në muaj, 200 euro më shumë sesa koleget e tyre në “Fiks Fare” që marrin 400 euro në muaj, raporton “Shqiptarja”.
Nga dy velinat, Alesia Bami është një emër i njohur në fushën e modës. Ajo ka qenë pjesë e “ICON Agency” në moshën 13-vjeçare, dhe një prej modeleve të para të agjencisë.
Më pas u bë pjesëmarrëse në shumë konkurrse bukurie, ku dhe u vlerësua me disa çmime. Në “Miss Universe Albania 2014”, Alesia është vlerësuar si shoqëruesja e dytë e Miss-it. Tashmë, jashtë fushës së modelingiut, Alesia do të tregojë edhe aftësitë e saj në balet.

SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...
Arrestohet në Rozhajë i dyshuari për vrasjen e trefishtë në ...
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin