Lëvizjet e pllakave tektonike kanë zhvendosur dhe vazhdojnë të zhvendosin gradualisht kontinentet e Tokës.
Në bazë të kësaj teorie, por edhe të ndryshimeve klimaterike, profesori i Universitetet të Northwestern, Chris Scotese, ka realizuar një simulim kompjuterik se si do të jetë planeti ynë pas 250 milionë vjetësh,
Sipas këtij simulimi, pas 250 milionë vitesh do të formohet një megakontinent. Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut do të afrohen me njëra tjetrën duke bërë që Deti i Karaibeve dhe Oqeani Arktik të zhduken. Vetë Amerika e dalë nga bashkimi i jugut me veriun do të bashkohet me Azinë.
Ndryshime do të pësojë edhe Europa, që do të tkurret ndjeshëm, ndërsa Ngushtica e Gjibraltarit nuk do të ekzistojë më, por do të jetë një brez tokësor që do të lidhë Kontinentin e Vjetër me Afrikën.

Lulzim Hetemi uron Albin Kurtin për rizgjedhjen kryeministër
Cikloni vret 20 persona në Madagaskar
Komisionerja Marta Kos përshëndet formimin e qeverisë së re ...
Ambasada e Gjermanisë uron Kurtin për rizgjedhjen kryeminist...
Mbeti jashtë kabinetit qeveritar, reagon Arbërie Nagavci
Rozeta Hajdari tregon pse nuk është propozuar për ministre