Departamenti Amerikan i Shtetit ka këshilluar të gjithë qytetarët të jenë të kujdesshëm gjatë udhëtimeve jashtë vendit për shkak të “kërcënimit të vazhdueshëm të akteve terroriste, dhunës politike dhe veprimtarisë kriminale kundër shtetasve amerikanë”.
2017 ka parë sulme terroriste në Mançester, Mbretëri të Bashkuar, Barcelonë, Spanjë dhe në bulevardin e famshëm Champs-Elysees në Paris, transmeton portali arbresh.info
“Veçanërisht udhëtarëve u kërkohet të vizitojnë travel.state.gov dhe të shikojnë secilin vend para se të planifikojnë një udhëtim”, ka thënë DASH.
Elementet ekstremiste anembanë globit gjithnjë e më shumë po targetojnë objektiva “të buta”, siç janë ngjarjet sportive, klubet, institucionet fetare, transportin publik, aeroportet, shkollat dhe qendrat tregtare./arbresh.info/
Kosova dhe Serbia japin zotime për normalizim, pajtim dhe ra...
6 shtetas shqiptarë ekstradohen sot nga Dubai, dyshohet se j...
Aksident në Shqipëri, një viktimë dhe tre të lënduar
Këto janë çmimet e derivateve për sot
“Dita e Vajzave”: Kosova përballet me Kroacinë në “Fadil Vok...
Ryshfet për vota, prangoset i dyshuari në Graçanicë