Kanë kaluar pak ditë nga shpallja e datës për mbrëmjen e ndarjes së çmimeve të ‘Zhurma Video Music Awards 13’.
Ndërkohë, kurioziteti për ZhurmaVMA sa shkon e rritet, sidomos për artistët pjesmarrës në këtë event me përmasa gjigante.
Këtë vit rikthehet këngëtarja Big Mama. Por, kësaj radhe jo si konkurente.
Arbresh.info bën të ditur që është caktuar Besianën si moderatore, ndërsa nuk dihet ende nëse Big-u do të jetë e shoqëruar nga dikush.
Këngëtarja nuk do të vijë thjesht si një prezantuese e festivalit por si një ‘show girl’ në të gjitha kuptimet e fjalës.
Ndryshe në vitin e kaluar, ZhurmaVMA dhuroi një spektakël të madh, nën drejtimin e prezantuesit Milaim Zeka.
Nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim çfarë surprizash do të na rezervojë ky event, i cili do të mbahet në Sheshin 21 në Prishtinë, me 2 tetor.

Portland e 76sers barazojnë serinë, LA Lakers shënon fitoren...
Shënohet Dita Ndërkombëtare e Tokës
Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e Patosit–...
Kush do të kompensohet nga pasaktësitë në njehsorët elektrik...
“Irani në kolaps financiar”/ Trump: Janë të dëshpëruar që Ho...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...