Industria e kafës ka filluar të ndjejë ndryshimet klimatike.
Sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Vermontit, rajonet e kafës do të preken rëndë nga ngrohja globale, që do të thotë se deri në vitin 2050, në Amerikën Latine prodhimi i kafes do të bjerë deri në 88 përqind, transmeton portali arbresh.info
“Kafja siguron të ardhurat kryesore për miliona njerëz të varfër ruralë, kështuqë rënia e prodhimit do të ndikonte në jetesën e tyre”, tha njëri nga autorët e studimit, Taylor Ricketts.
Megjithatë, ka shpresë.
Me një planifikim të kujdesshëm, shkencëtarët do të mund të indetifikojnë fushat ku temperatuart, edhe pse në rritje, do të mbeten brenda nivele të përshtatshme për rritjen e kafes.
Në fund, hulumtuesit vunë në dukje zonat malore të Meksikës, Guatemalës, Kolumbisë dhe Kosta Rikës, do të mund të jenë vendet kryesore për prodhimin e kafes./arbresh.info/
Lumir Abdixhiku deklaron tri banesa, dy shtëpi, mbi 9 mijë e...
E gjithë pasuria e Çekut në emër të gruas, thotë se përdor v...
Dimal Basha pa shtëpi dhe pa banesë, nuk deklaron as shpenzi...
Pasuria afër 1 milion euro e Vjosa Osmanit, dy shtëpi në Aus...
Haxhiu bleu banesë 128 m² në Dragodan me 1 mijë euro për m²,...
Albin Kurti me gruan e tij deklarojnë mbi 72 mijë € të hyra ...