
Skenderbeg-Square in Tirana. Dekoration zum Bush-Besuch.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti këtë të hënë bashkëraportuesit e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, Jonathan Evans, Andrej Hunko, Bas Klein, zv-Kryetar i Sekretariatit të Komisionit të AP të KiE-së dhe Delphine Freymann, Sekretare e Komisionit të Monitorimit të AP të KiE-së.
Basha u tha bashkëraportuesve se “ky proces e ka futur Shqipërinë në listën e vendeve që nuk realizojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme”.
Kreu i PD-së përmendi këtu kandidimin nga mazhoranca të personave me rekorde kriminale, të cilët, sipas tij, ushtruan presion të hapur ndaj zgjedhësve, punonjësve të administratës si dhe perdorën paratë e krimit të organizuar për të blerë vota.
Basha ka folur edhe për “presionin e jashtëzakonshëm që Qeveria dhe mazhoranca ushtroi ndaj mediave, duke përmendur këtu rastin e kryetarit të Bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, i cili kërcënonte gazetarët me vendin e punës nëse thonin të vërtetën, mbyllja e një televizioni, i cili denoncoi fallsifikimin e kartave të identitetit disa ditë para zgjedhjeve apo shoqërimi në komisariat i fotoreporteres së kandidatit të opozitës në Gjirokastër, pasi kishte shkruar një status në Facebook kundër kandidates së mazhorancës”.
Në këto zgjedhje, theksoi lideri i opozitës, është shënuar blerje masive e votës me para të korrupsionit dhe krimit të organizuar, fakt tashmë i regjistruar si shqetësim madhor edhe nga raportet zyrtare të vëzhguesve ndërkombëtarë.
Basha vuri theksin në këtë takim se pas 25 vitesh në Shqipëri goditet rëndë demokracia, çka kulmoi me shkatërrimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. /Top Channel
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër
Rama ndan pamje nga vizitat e turistëve në Tiranë: Një mëngj...
Sot Çekia-Kosova, Dardanët synojnë rezultat pozitiv
Policia ndalon shtetasin e Serbisë, paautorizim tentoi kalim...
Theret me thikë një person në Deçan