Shefi i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se përfaqësuesit e Prishtinës kanë ardhur për të mos u pajtuar absolutisht për asnjë temë.
Gjuriq më tutje ka thënë se bisedimet janë shumë të vështira, atmosfera është e tensionuar dhe se ka pasur fjalë të rënda dhe provokime.
“Ajo për çfarë po bisedohet me seriozitet është Asociacioni i komunave serbe, ndërsa pala tjetër flet vetëm për statusin e Kosovës”, ka theksuar Gjuriq për televizionin publik të Serbisë nga Brukseli.
“Për ne është e qartë se përfaqësuesit e Prishtinës kanë ardhur që të mos pajtohen për asnjë gjë dhe për disa orë po luhet loja e fajtorit, që t’i ikin përgjegjësisë. Nuk janë të gatshëm të bisedojnë për asgjë seriozisht”, shtoi ai, ndërsa ka theksuar se atmosfera në takim ka qenë e tensionuar, ka pasur fjalë të rënda dhe provokime.
“Në një moment, delegacioni i Prishtinës ka dashur të largohet nga takimi, por pas presionit, kanë qëndruar”, citohet të ketë thënë Gjuriq.
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet