Shqiptari 31 vjeçar, Agron Hasbajrami, banorë i Bruklinit (New York), është shpallur fajtor për mbështetje të terrorizmit.
Hasbajrami është dënuar deri në 20 vite burg, nga gjykata amerikane, distrikti i New York-ut, ndërsa pas kryerjes së dënimit, ai do të dëbohet nga SHBA-të.
“Vendimi i sotëm është rezultat i një hetimi të plotë të kryer nga Task Forca e Përbashkët e Terrorizmit të FBI-së në New York. Së bashku ne jemi në gjendje të përdorin mjetet tona ligjore dhe hetimore që sa më shpejtë të identifikojmë dhe të ndërpresim kërcënimet ndaj komunitetin tonë”,ka deklaruar Rodriguez, asistent drejtor në detyrë i FBI-së.
Sipas hetimeve, Hasbajrami kishte planifikuar të udhëtonte drejt Pakistanit dhe të bashkohej atje me grupe radikale.
Ai gjithashtu, ka financuar grupe të caktuara terroriste në Pakistan dhe Afganistan me transfere parash, në vlerë prej mijëra eurove.
Sipas FBI-së, në ndjekje të qëllimit të tij për të marrë pjesë në xhihad, ai ka shkëmbyer mesazhe elektronike me pjesëtarë të grupeve terroriste, përgjegjëse për vrasjen e ushtarëve amerikanë në Lindjen e Mesme, përcjell “Zëri”.
31-vjeçari u arrestua në aeroportin ndërkombëtar “John F. Kennedy”. Gjyqi ndaj tij vijon që nga 2011 kur edhe u arrestua.
Vitin e shkuar, Hasbajrami, e tërhoqi deklaratën se ndihej fajtor dhe kjo bëri që gjyqi të rihapej së bashku me hetimet.
Kurse në shkurt të vitit 2015, gjykata refuzoi të gjitha kërkesat e Hasbajramit për tu shpallur i pafajshëm, pasi dispononte të gjitha provat që tregonin të kundërtën.
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...