Agjentët rusë kanë përdorur Facebook-un për të promovuar protestat kundër emigracionit gjatë fushatës presidenciale të vitit të kaluar.
Protesta kundër emigrantë u mbajt në gusht të vitit 2016 në Idaho, shkruan The Daily Beast, transmeton portali arbresh.info
Facebook ka konfirmuar se ‘ka mbyllur disa llogari’ gjatë javës së kaluar.
Protesta në Idaho u përqendrua te refugjatët myslimanë që jetojnë në këtë qytet.
The Daily Beast ka gjetur se 48 përdorues të Facebook-ut që promovuan këtë ngjarje, ishin jashtë SHBA-ve.
Raporti vjen pasi Rober Muller është duke e vazhduar hetimin për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Gjithashtu, është duke u hetuar çdo lidhje potenciale ndërmjet stafit të fushatës së Presidentit Trump dhe Kremlinit./arbresh.info/
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë