Deputetja e LDK-së, Besa Gaxherri tha se Gjykata Speciale duhet gjithsesi të votohet pasi që liderët kanë marrë përgjegjësi për këtë dhe se situata në mes armëve kimike në Shqipëri dhe Kosovë nuk mund të krahasohen.
“Absolutisht nuk mund të krahasohet situata në Shqipëri me situatën në Kosovë. Liderët kanë marrë obligime karshi bashkësisë ndërkombëtare, situatat e tilla nuk janë populiste nuk janë të lehta, vendimet e vështira duhet të merren”, tha Gaxherri në emisionin Info Magazinë në Klan Kosova.
Për dështimin e votimit të Speciales, Gaxherri fajin ia vë PDK-së.
“Sot unë nuk e ngarkoj me përgjegjësi opozitën edhe pse përgjegjësia nuk ndahet kur ka të bëjë me procese të tilla. Këtu ka dështuar pozita, ka dështuar PDK-ja. Këtu është një përplasje në mes të zotit Thaçi dhe zotit Veseli”, u shpreh Gaxherri.
Zbulohet veprimtari e paligjshme mjekësore në Obiliq, interv...
Kanos kolegun me armë lodër, arrestohet i dyshuari në Prisht...
SHBA godet sërish anije në Paqësorin lindor, 3 persona të vr...
Sot Dita botërore pa duhan
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet