Një patrullë rrugore e policisë në Itali, pikasi rreth orës 21:30 të së hënës një makinë “Fiat Idea”, ku drejtuesi qëndronte në mënyrë të dyshimtë. Kur u duk se ai ishte gati të bashkëpunonte me policë, u largua me shpejtësi.
Ikja u pasua më pas me një ndjekje nga policia, deri sa Fiati doli nga rruga në autostradë. Më pas, i riu braktis makinën dhe ikën në këmbë.
Disa të shtëna me armë e frikësuan shqiptarin, derisa përfundoi në pranga.
Bëhet fjalë për Dritan Mehmetajn, 28 vjeç, i njohur për policinë për shkelje të ligjit që ka të bëjë me drogërat. Në fakt, në makinën e tij u gjetën 1.17 kg heroinë.
Ai u paraqiti agjentëve dokumente sikur ishte rumun, por nga hetimet rezultoi shqiptar me banim në Torino, shkruan “La Stampa”.
Tani, 28-vjeçari është në paraburgim për trafik droge dhe falsifikim dokumentesh.
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës
Teherani refuzon propozimin e SHBA-së për armëpushim 48-orës...
OKB pritet të votojë për një plan për hapjen e Ngushticës së...
Haziri: Abdixhiku takohet me Kurtin të hënën në mëngjes
Drita-Malisheva, derbi i kësaj jave në Superligë