Shqiptarët në Luginën e Preshevës shpresojnë në reflektim të Qeverisë Haradinaj që të angazhohet më shumë për përmirësimin e të drejtave të tyre.
Formimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, shqiptarët në Luginën e Preshevës e kanë mirëpritur, ndërkohë që ata shpresojnë në qeverinë Haradinaj, që do të reflektojë në përmirësimin e të drejtave të tyre.
Aliu Shqiptarët në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, do të mund të jetojnë në një pozitë më të mirë vetëm atëherë kur dy shtetet shqiptare të jenë të qëndrueshme dhe kur ata do të interesohen për bashkëkombësit e tyre në këtë zonë, vlerësojnë qytetarët e këtushëm.
Telegrame urimi për formimin e institucioneve të reja në Kosovë kanë dërguar edhe përfaqësuesit institucionalë e politikë të këtushëm./RTK
SHBA dhe Irani drejt raundit të dytë të bisedimeve të paqes ...
Pakistani me siguri të lartë para negociatave ShBA-Iran
Muriqi zbulon prapaskenat, ishte afër transferimit të PSG: M...
Kurti: Nuk e kemi pasur asnjëherë me çdo kusht Glauk Konjufc...
Takim me PDK-në? Kurti: I dërgova mesazh Hamzës, propozimi i...
LDK refuzoi të gjitha ofertat, Kurti: Kërkova që Abdixhiku t...