Të pesë ish-presidentët e gjallë të SHBA-ve janë bashkuar për të bërë thirrje për donacione pasi uragani Harvey dhe Irma morri jetën e disa njerëzve dhe la pa shtëpi disa të tjerë.
Fushata online e quajtur ‘One America Appeal’, mblodhi së bashku ish-presidentët Barack Obama, Xhorxh W. Bush, Bill Clinton, George H.W. Bush dhe Jimmy Carter, të cilët bënë thirrje për donacione të vazhdueshme në përpjekjet për të rimëkëmbur vendet e prekura nga uraganët, transmeton portali arbresh.info
“Uragani Harvey solli shkatërrime të mëdha, por gjithashtu nxerri në pah më të mirën e njerëzve”, tha Clinon në videon promovuese.
“Si ish-presidentë, ne duam të ndihmojmë Amerikën të rimëkëmbet”, shtoi Obama.
Kjo konsiderohet një ndër iniciativat e para të këtij lloji.
Uragani Harvey shkaktoi përmbytje intevnsive të përmasave historike në Teksas dhe Luziana gjatë fundit të muajit gusht, ndërsa uragani Irma po konsiderohet në një stuhitë më të fuqishme në historinë e SHBA-ve, e cila pas Karaibeve është nisur drejt Kubës dhe kërcënon Floridën./arbresh.info/
Shpërthim me tritol në një banesë në Lezhë, vetëm dëme mater...
Rritet edhe sot çmimi i naftës në Kosovë
MPJD: Janë hapur pikat e votimit në misionet diplomatike e k...
Tre policë sulmohen në Ferizaj
KQZ nis shpërndarjen e materialit zgjedhor për zgjedhjet e 7...
Starmer sulmon FIFA-n: Po bën biznes të fëlliqur në kurriz t...