Lideri i Listës Serbe, Goran Rakiq, do të qëndrojë sot në Beograd me disa zyrtarë të tjerë partiak deri pas orës 14:00, ndërsa seanca ku pritet të votohet Qeveria e Kosovës është thirrur për në orën 16:00.
Burime të arbresh.info, brenda deputetëve të Listës Serbe kanë thënë se për konsultime do të jetë atje vetëm lideri me disa zyrtarë të lartë, ndërsa deputetët do të jenë në Prishtinë, “duke pritur lajme nga Beogradi zyrtar”.
Përfaqësues të kësaj partie politike do të priten sot në orën 13:00 nga shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.
Siç ka njoftuar zyra e Gjuriqit, ai bashkë me Goran Rakiqin, më pas, në orën 14:00 do të mbajë një konferencë shtypi në ndërtesën e Qeverisë së Serbisë./arbresh.info/
Dy ditë kanë mbetur deri në zgjedhjet hungareze – publ...
Ministri i Maqedonci: FSK po forcohet me përfshirje dhe bara...
“Punët e Shqipërisë”, Rama me pensionistët: 5-fishojmë pensi...
Me 90 vota për, miratohet Rezoluta për mbrojtjen e së vërtet...
Rezoluta për çmimet e naftës nuk miratohet, deputetët e Vetë...
Izraeli kërkon bisedime me Libanin, paralajmërohet rrezik pë...