Mesfushori Philippe Coutinho është lënë jashtë skuadrës së Liverpoolit për ndeshjen e së shtunës ndaj Manchester Cityt.
25-vjeçari është rikthyer në klub pas dy paraqitjeve për Brazilin në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Rusia 2018”, transmeton portali arbresh.info. Ai mungoi për “Redsat” në fillim të këtij edicioni për shkak të një lëndimi në shpinë derisa raportohej për interesimin nga Barcelona.

“Kam vendosur për ta lënë atë jashtë skuadrës ndaj Cityt në mënyrë që ne të shfrytëzojmë kohë ekstra për stërvitje. Ai ka rënë dakord”, ka thënë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp.
“Redsat” kanë refuzuar tri oferta nga gjiganti spanjoll për Coutinhon, i cili kishte shtruar kërkesë për transferim por klubi i tij qëndroi i vendosur duke mos lejuar largimin e tij./arbresh.info/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë