Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka thënë se LDK-ja nuk lëviz qëndrimi i saj për të mos pranuar asnjë propozim që vjen nga PDK-ja.
Zemaj ka thënë para nisjes së seancës se kanë ardhur në seancë për të kryer obligimin e tyre si deputet dhe për të dhënë votat e tyre kundër, shkruan arbresh.info.
“Ne ju kemi përgjigj thirrjes së seancës nga kryesuesi, një thirrje e proklamuar në formën dhe mënyrën e vet. Jemi përgjegjës ndaj qytetarëve të vendit, ndaj pozitës së deputetit dhe jemi pjesëmarrës ë vazhdimin e asaj seancës së bojkotuar nga e ashtuquajtura shumica parlamentare. Ne nuk kemi lëvizur nga ai qëndrim, për ne është i papranueshëm çdo propozim që vjen nga PDK-ja. Ne kemi qenë kundër çdo propozimi që vjen nga PDK-ja”, ka thënë Zemaj./arbresh.info/
LDK kundër projektligjeve të LVV-së, Jehona Lushaku Sadriu: ...
VV-ja i çon në Kuvend projektligjin për çmimet tavan dhe atë...
Nis seanca e kuvendit/ Në rend dite 12 pika, përfshirë kredi...
Dështon seanca për gazin lotsjellës, mungojnë ministrja Fito...
Abdixhiku arrin në kuvend, nuk deklarohet për media
Çështja e presidentit, Nagavci: Do të vazhdojmë me takime