Trajneri i Manchester United, Jose Mourinho beson që “Djajtë e Kuq” kanë shpëtuar 100 milionë funta pasi kanë bërë pazare para transferimit të Neymarit në Paris Saint Germain.
“Normalisht pjesa e fundit e merkatos nuk ishte aq e shtrenjtë, por këtë sezon, pas Neymarit, gjithçka ka ndryshuar dhe ka ndryshuar për të keq sa i përket nivelit të çmimeve”, ka thënë portugezi, transmeton portali arbresh.info.

“Mendoj që Lukaku më 31 gusht do të kushtonte 150 milionë funta. Matic do të ishte 60 milionë ose 70 milionë. Neymar ka ndryshuar gjithçka”
“Njerëzit shikojnë tani te shifra 200 milionëshe. Tani lojtarët që ishin me çmim 20 milionë vlejnë 40 milionë, lojtarët me 40 milionë janë bërë 60 milionë dhe gjithçka ka ndryshuar”./arbresh.info/
Viktima e vrasjes në Gjakovë është vëllai i bashkëshortes së...
PSG tenton goditje të madhe, synon talentin mbrojtës të Real...
Regjistrimi i lindjes digjitalizohet, Kurti: Shumë shpejt në...
Përplasi për vdekje 2 fëmijët në Durrës, jepet masa e siguri...
Sarajeva përkujton fëmijët e vrarë gjatë rrethimit 1992-1995
5 Maji/ Begaj, Rama dhe zyrtarë të tjerë homazhe në Varrezat...