Shtatori, për shumë prej nesh është vërtetë fillimi i vitit. Pushimet janë pas krahëve tashmë dhe i kthehemi ditëve të reja, si brenda dhe jashtë shtëpisë.
Përmirësimi i pamjes tonë pa ndryshuar shpirtin kuptohet, është i mundur dhe ndonjëherë ka nevojë për gjëra të vogla për tu ndjerë ndryshe.
Para së gjithash
Nuk duhet të harrojmë që personi ynë më i rëndësishëm është vetja jonë. Të jesh në qendër të vëmendjes nuk është e lehtë, sidomos nëse kemi bashkëshort dhe fëmijë për tu kujdesur, por është e nevojshme. Të rizbulosh bukurinë brenda nesh si një rutinë e vogël e vëmendjes së përditshme, na ndihmon të vlerësojmë më shumë veten.
Jemi ata çfarë hamë
Nëse gjatë pushimeve e kemi ekzagjeruar me një pije, aperitiv apo darka me miqtë, ky ësthë rasti më i mirë për tu detoksikuar. Fruta dhe perime të stinës jo vetëm që na mbrojnë nga sëmundjet me vitaminat dhe kripërat minerale, por ju ndihmon dhe me humorin e mirë, lufton lodhjen, pastron lëkurën dhe ndihmon në kontrollin e peshës.
Stilimi flokëve
Ne femrat, duhet ta pranojmë që jemi bërë kështu: çdo ndryshim epokal i jetës tonë theksohet nga një krehje e re. Prerja e flokëve shpesh është një rinovim që përmirëson si pamjen dhe humorin.
Take it easy
Sigurisht që jemi shplodhur gjatë pushimeve, por fillimi i ri mund të shkaktojë ankth dhe pagjumësi. Për të mos humbur përfitimet nga pushimet, duhet të përpiqemi të përmirësojmë cilësinë e jetës tonë.
Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë
Pamja fizike varet shumë nga stili i jetës. Nëse duam të ndryshojmë, duhet të ndryshojmë dhe zakonet tona. Nëse palestra është e mërzitshme për ju, pse mos ta provoni me aktivitete fizike në ajër të pastër.
Hidhni gjëra
Riorganizimi i hapësirave të shtëpisë, përveçse të hiqni ato që nuk ju duhen më, ju ndihmon të ndjeheni më të lehtë. Krijoni hapësirë në dollap për veshjet e reja.
Putin refuzon ofertën e Zelensky-t për takim: Nuk e shoh të ...
SHBA paralajmëron rishikim të pranisë në Bosnje pas përplasj...
Sherr me grushte dhe sende të forta në Sarandë, përfundon në...
Ukraina kryen sulm masiv me dronë pranë vendlindjes së Putin...
Zyrtare: Gjiganti italian shkarkon trajnerin
Shtetasja e huaj kapet në aeroport me dokument të falsifikua...