Policia kanë kapur një celulë xhihadiste me gjashtë persona që planifikonin një sulm të madh terrorist.
Oficerët kanë bërë arrestime në Melilla, një qytet spanjoll në bregun verior të Afrikës dhe në Marok, transmeton portali arbresh.info
Pamje dramatike tregon policët e armatosur spanjollë dhe marokenë që sulmojnë dy prona para kapjes së të dyshuarve.
Grupi përbëhej nga pesë marokenë dhe një spanjoll, i cili vepronte si udhëheqës i tyre, raportojnë mediat lokale.
Spanjoll, një 39 vjeçar që jeton në Melilla, thuhet se ka përfituar nga puna e tij si asistent arsimor për të radikalizuar të rinjtë.
Policia Kombëtare Spanjolle tha se rrjeti radikalist kishte “takime të natës”, ku ata planifikonin “sulme të mëdha terroriste”.
Anëtarët e saj kryenin stërvitje fizike dhe madje simulonin prerjet e kokave.
Që nga qershori i vitit 2015, forcat spanjolle të sigurisë kanë arrestuar 199 xhihadistë në operacione brenda dhe jashtë vendit./arbresh.info/
Mbledhja e Kryesisë së LDK-së, Haziri: Takimi ka të bëj për ...
“Një nga më modernet në botë”, ambasada e SHBA-së kujton 11 ...
Lushaku-Sadriu e konfirmon se se çështja e Vjosa Osmanit do ...
Agjencia e Kosovës për Akreditim merr vulën amerikane, Kurti...
Djali i shoferit që goditi për vdekje dy fëmijët në Durrës: ...
Labinot Tahiri pret Osmanin: E gatshme për të dhënë më të mi...