Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë sot kujtoi hedhjen e gurthemelit të parë për ndërtimin e objektit të ambasadës në Prishtinë 11 vjet më parë.
Ambasada tha se Kosova ka një nga ndërtesat më moderne të ambasadave amerikane në botë dhe këtë e quajti simbolikë të një partneriteti mes të dyja vendeve.
“Në këtë ditë, 11 vite më parë, Shtetet e Bashkuara zyrtarisht hodhën themelet për kompleksin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë. Kosova ka një nga ndërtesat më moderne dhe më të avancuara të ambasadave amerikane në botë – një simbol i partneritetit diplomatik dhe bashkëpunimit mes dy vendeve tona”, shkroi ambasada.
Ajo shtoi se dizajni inovativ dhe i sigurt i ndërtesës përfshiu shumë punëtorë dhe arkitektë vendorë gjatë procesit të ndërtimit./Arbresh.info
Rama: Në Prishtinë kemi krijuar një koalicion të gjerë për p...
Trump thotë se Kina nuk do t’i japë Iranit pajisje ushtarake
“LVV më bëri lojë pas shpine”, Osmani tregon pse...
Aksident fatal në Tiranë, 31-vjeçari me motor përplas për vd...
Gjykata dërgon në paraburgim dy mjekët e arrestuar për ryshf...
Kurti pret nesër në takim Komisioneren, Marta Kos