Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka reaguar pasi Agjencia e Kosovës për Akreditim është njohur zyrtarisht nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, CHEA, për një periudhë shtatëvjeçare.
Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, Kurti ka shkruar se kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës dhe për sistemin tonë të arsimit të lartë.
Sipas tij, Kosova tashmë është shteti i parë dhe aktualisht i vetmi në Evropë me këtë status të rëndësishëm në ShBA.
Postimi i tij i plotë:
Agjencia e Kosovës për Akreditim është njohur zyrtarisht nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, CHEA, për një periudhë shtatëvjeçare, deri më 31 dhjetor 2033.
Kjo është një arritje e jashtëzakonshme për Republikën e Kosovës dhe për sistemin tonë të arsimit të lartë. Kosova tashmë është shteti i parë dhe aktualisht i vetmi në Evropë me këtë status të rëndësishëm në ShBA.
Kjo njohje nga ShBA-të vjen më pak se një vit pasi Agjencia e Kosovës për Akreditim u regjistrua në Regjistrin Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR), duke e bërë Kosovën shtetin e vetëm në Ballkanin Perëndimor me këtë status.
Ky sukses është dëshmi e reformave, profesionalizmit dhe përkushtimit të institucioneve tona për cilësi në arsimin e lartë.
Qeveria jonë dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës, garantojnë pavarësinë e institucioneve të pavarura dhe mbështesin fuqizimin e tyre në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare.
Kjo njohje forcon kredibilitetin ndërkombëtar të Kosovës dhe hap mundësi të reja për studentët tanë, profesorët, institucionet e arsimit të lartë dhe diasporën.
Njësia Speciale “zbarkon” në Skenderaj
Hashim Thaçi me mesazh për politikanët: Egoja në politikë të...
Zyrtare: Carlo Ancelotti në krye të Brazilit deri në vitin 2...
Amerikanët kapën tre ton kokainë me vlerë rreth 40 milionë e...
Hashim Thaçi rrëfen takimin emocional me Adem Demaçin para p...
Hashim Thaçi nga paraburgimi: Kosova më pro-amerikane në bot...