Shumica nga ne, mendojmë se soda e bikarbonatit nevojitet për t’i bërë ëmbëlsirat dhe biskotat më të mira.
Mirëpo, hulumtimet tregojnë se soda, edhe mund të shpëtojë jetë.
Të moshuarit që kanë nivel të ulët të bikarbonatit – që zakonisht merret me sodën e bukës – kanë shanse 24 për qind më të mëdha, për të pësuar vdekje të hershme.
Gjetjet sugjerojnë, se përmbajtja e bikarbonatit, ndikon në zgjatjen e jetës, transmeton Telegrafi.
Këtë konstatim e kanë nxjerrë studiues të Universitetit Utah, të cilët kanë gjetur se personat e moshuar, që kanë nivel të lart të bikarbonatit, kanë mundësi të jetojnë më gjatë.
Veshkat dhe mushkëritë, punojnë së bashku në nivele të ndryshme të bikarbonatit – si bazë dhe dyoksidin e karbonit në gjak.
Kjo ndihmon që pH-ja e trupit të jetë në nivel të dukur, duke lënë qelizat dhe organet të punojnë si duhet.
UEFA gjobit Fenerbahcen me 10 milionë euro për mashtrim me p...
Musliu: Numri në listë s’ka rëndësi, po përballemi me Albin ...
Presidenti Trump zbarkon në Pekin
Paditet gjykatësi në Spanjë, përdori ChatGPT për të shkruar ...
Alarm në Kaliforni/ 3 persona në spital pasi konsumuan kërpu...
Regjistrimi i votuesve jashtë Kosovës: Mbi 61 mijë aplikime ...