Një 41-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pasi akuzohet për “Shkatërrim të pronës me eksploziv”.
“Shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1 në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, më datë 05.09.2017 në kuadër të operacionit “Deja Vu”, ndaluan shtetasin Eduart Dushku, 41 vjeç, banues në kryeqytet, i dënuar më parë për veprën penale të “Vrasjes””, njofton policia.
Kjo e fundit ka shtuar se ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi është dokumentuar me prova ligjore që ky shtetas është autor i 2 ngjarjeve të mëposhtme të ndodhura në vitin 2014 dhe 2015 :
– Ngjarjes së ndodhur më datë 09.12.2014, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është djegur me lëndë djegëse automjeti tip BMW, në pronësi të shtetasit A. P., 65 vjeç.
– Ngjarjes së ndodhur më datë 25.02.2015, ku në vendin e quajtur “Sauk i Vjetër” është dëmtuar më lëndë plasëse eksploziv, lokali në pronësi të shtetasit A. B., 40 vjeç.
Mësohet se materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone me zjarr’ dhe “Shkatërrim prone me eksploziv”, parashikuar nga nenet 151 dhe 152 të Kodit Penal.
Aksident në hyrje të tunelit të Kalimashit, raportohet për t...
Krisma armësh në Prishtinë, dyshohet për një të plagosur
Osmani për vizitë në Mitrovicë: Bajrami na kujton vlerat e s...
Kurti dhe Haxhiu vizitojnë familjet e heronjve Afrim Bunjaku...
SHBA mohon pretendimin e mediumit iranian për “memorandumin ...
Gjigantët evropian të ‘çmendur’ pas yllit të Newcastle-s