Arlind Ajeti është aktivizuar në mënyrë surprizë në mbrojtje përkrah Mërgim Mavrajt, teksa pritej që të ishte Berat Gjimshiti.
Megjithatë, duhet theksuar se ka luajtur një ndeshje të kujdesshme. Në Strumica pritet të konfirmohet.
Në një prononcim të dhënë për “Sport Ekspres” pas ndeshjes me Lihtenshtejnin, mbrojtësi i Crotones (u transferua nga Torino), u shpreh:
“Maqedonia? Kundërshtar i vështirë, por jo i pakalueshëm. Atmosfera që na pret? Besoj se do të ketë shumë tifozë, por jam i bindur që do të flitet vetëm për futboll. E vështirë, natyrisht, pasi do të luajmë në stadiumin e tyre”.
Më pas, Ajeti shpjegon dhe se duhet luajtur me “pjekuri, pasi durimi është i rëndësishëm”.
“Panuccit dhe De Biasit? Ne jemi një skuadër që bën edhe pa trajner, kështu kemi qenë vjet. Trajnerët dhe lojtarët ndryshojnë çdo vit, por Kombëtarja mbetet”, ka thënë Ajeti.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën