Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit. Ky i fundit përmes një reagimi rreth marrëveshjen PAN-AKR ka deklaruar se “qeveria ka mbetur në dorën e Vuçiqit”.
Lidhur me këtë, Zeka i është drejtuar Kurtit duke i thënë se nuk ka bashkëpunuar me AAK-në e Nismën që ta çojë në opozitë LDK-në dhe PDK-në.
Ky është reagimi i plotë i Zekës:
Albini prap po thirret ne Vuçiqin
Sot, Albini Kurti, paska thene se “qeveria ka mbetur ne doren e Vuçiqit”! Albini nuk ka treguar disa te verteta, qe duhet t i dije elektorati i padjallezuar e VV:
1. I ke ra ne dy gjunje Isa Mustafes, te cilin e ke qujte ” tradhetar, titist, hajn”, e çka jo. E keni gjujte edhe me molotov!
2. I ke ra bash ne dy gjunje, edhe Pacollit, qe bashh 1000 akuza ja keni ba!
3. Ke refuzu mu ule e me fole me ata qe te kane lidhur 1000 fije. Je sjelle si kapadai, e ke dale ne foltoren e Kuvendit me fole si kryeminister!
4. Jav ke kthy shpinen Ramushit e Fatmirit, me te cilet ishe ne kualicion, deri nje jave para zgjedhejeve. U ba Isa per Ty, ma i mire se sa Ramushi e Fatmiri.
Albin, ne kemi dashte me qu ne opozite PDK dhe LDK ne, po ti nuk ke dashte. Me krejte veprimet tua, ti dhe Isa Mustafa e krijuat kete qeveri.
Mbase ju ka konvenu Vuçiqi. Ashte koha me heshte, te pakten nja 3 muaj, pastaj flasim…
Tre persona përfunduan në QKUK – çka thuhet në raportin e po...
Dosja “Epstein”, reagon presidenti Donald Trump pas dokument...
“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë roman...
Limi flet se “çfarë do ketë” me Albën pas Big Brother VIP Ko...
Martens e kritikoi Osmanin me gjuhë të ashpër, i reagojnë ng...
Flick i lumtur me fitoren, por ka disa kritika për futbollis...