Në qytetin e Rahovecit ka filluar edicioni i tretë i Festivalit Ndërkombëtar të poezisë, festival ky i cili do të zgjat tre ditë me pjesëmarrjen e poetëve nga pesë kontinente.
Drejtori i festivalit, njëkohësisht ideator dhe organizator, poeti i mirënjohur Fahredin Shehu, në fjalën e vet ka falënderuar të gjithë pjesëmarrësit si dhe shumë donator të cilit me mjete financiare kanë mundësuar mbajtjen e festivalit, përfshi këtu edhe Komunën e Rahovecit.
I pari i Komunës së Rahovecit, kryetari Idriz Vehapi, thotë se poetët gjithkund janë shpirti i kombit, i kanë prirë ndryshimeve pozitive në shoqëri me dhënien e shpirtit poetik, por edhe Rahovecit, rrushit dhe verës. Vehapi në vazhdim falënderoi poetin Fahredin Shehu për organizimin e festivalit, për çka thotë se ishte ideja e tij e qëlluar, sepse kultivimi i rrushit dhe begatia e Rahovecit me trashëgiminë kulturore, lidhen ngushtë me poezinë.
Mbajtjen e festivalit e përshëndeti edhe poeti nga SHBA, William S.Peters, i cili nesër promovon edhe librin ” Kosova e dashur ëndrrat e Rahovecit”.
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...