Rrjetet sociale po bëhen pjesë e përditshmërisë për një pjesë të madhe të shqiptarëve, sidomos të rinjve. Të dhënat e fundit të Internetworldstat tregojnë se Shqipëria ka 1.4 milionë përdorues të Facebook, një shifër që është gati sa 50% e totalit të popullsisë, që jeton brenda vendit.
Por, kjo nuk është vetëm një mani shqiptare. Të dhënat krahasuese tregojnë se Shqipëria është e 22-a në Europë sa i përket përdorimit të Facebook, në raport me popullsinë.
Vendet me përdorimin më të lartë të këtij rrjeti social janë Monako, Islanda, Malta, Gjibraltari, Mbretëria e Bashkuar, si dhe vendet nordike Danimarka. Norvegjia, Suedia etj, ku përqindja e përdoruesve të Facebook varion nga 60 në 75%, shkruan monitor.
Të gjitha vendet e rajonit, Maqedonia, Serbia, Mali i Zi janë “fanatikë” të ngjashëm të Facebook me rreth 50% penetrim.
Nëse shohim një tregues tjetër, atë të përdoruesve të Facebook ndaj totalit të personave që kanë internet, Shqipëria e ka këtë indikator rreth 78%, duke u ngjitur në vendin e 12 në Europë.
Shqipëria ka një penetrim të internetit prej 62.6% të popullsisë, duke u renditur e 37-a në Europë (në dhjetëshen e fundit).
Interesant është Kosova, që ndonëse ka një penetrim shumë më të lartë të internetit sesa Shqipëria, prej rreth 80%, përdorues të Facebook janë vetëm 30% e popullatës.
Nuk preferojnë të humbin kohën në rrjetet sociale as gjermanët, ku vetëm 40% e popullsisë ka Facebook.
Rusia është shteti me përdorimin më të ulët të rrjeteve sociale në Europë, ku vetëm 7.5% e popullsisë kanë Facebook.

Tribunal Special për t’i gjykuar liderët rusë për krimet në ...
Macja juaj bën këto gjëra çdo ditë? Ja pse nuk janë aspak të...
Momente tensioni mes Emery dhe Tielemans – trajneri e ...
Aksident tragjik në Itali, humb jetën 20-vjeçari shqiptar
Serwer dyshues i madh për Bordin e Paqes: E kuptoj dëshirën ...
Dinamo Zagreb shënon fitore bindëse ndaj FSCB, protagonist e...