Tre persona janë arrestuar në rrugën ‘Ivo Lola Ribar’ në Mitrovicë, pasi që të njëjtit në gjendje të dehur kanë sulmuar fizikisht një zyrtar policor (jashtë detyre) i cili ishte së bashku edhe me një tjetër person, dhe të njëjtit kanë pësuar lëndime të lehta.
Viktimat pas tretmanit mjekësor janë intervistuar dhe liruar, ndërsa edhe të dyshuarit, me vendim të prokurorit, janë liruar për t’u intervistuar më vonë.
Rasti sipas Policisë, është duke u hetuar, ndërsa ngjarja raportohet se ka ndodhur pasditen e djeshme.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
Tragjedi në Krime, rrëzohet avioni rus, humbin jetën 29 pers...
BBC për Kosovën: Ëndrra e madhe që u ndal në prag të histori...
45 vjet nga demonstratat e vitit 1981
Osmani: Dardanët na dhanë krenari dhe bashkuan një komb të t...
Dy komisione të Kuvendit mblidhen sot