Në moshën 112-vjeçare, me katër fëmijë, nëntë nipa dhe 15 stërnipa, Francisco Nunez Olivera nga fshati Bienvenida në Spanjën Perëndimore është duke pretenduar titullin e njeriut më të vjetër në botë.
I lindur me 13 dhjetor 1904, Oliviera zbulon sekretin e jetëgjatësisë, transmeton portali arbresh.info
“Gjenet e mira, puna e vështirë, dieta të ndryshme me perime të zakonshme dhe një gotë verë e kuqe janë përbërësit kyç për një jetë të gjatë”, ka thënë ai.
Ai ka arritur të ruajë rutinën pavarësisht humbjes së dhëmbëve katër dekada më parë.
“Deri në moshën 107-vjeçare ai ka dalë në rrugë i vetëm. Sa herë lodhej, ai pushonte në një qoshe dhe bisedonte me njerëzit. Atij i pëlqen fort të bisedojë”, tha motra e tij, Maria Antonia.
I ve që nga viti 1988, Olivera pretendon se kurrë nuk e ka thyer asnjë kockë, pavarësisht pjesëmarrjes në Luftën e Rifit në Afrikën e Veriut (1920-1926) dhe Luftës Civile Spanjolle (1936-1939), duke i dhënë atij titullin veteranit më të vjetër në Spanjë.
Libri i Rekordeve Botërore të Guinnessit ende nuk e ka njohur zyrtarisht Oliverën si përsonin më të vjetër në botë, sepse cerfitikatat origjinale të lindjes dhe dokumentat tjera u dogjën gjatë luftës civile, shkruan El Mundo.
Në Spanjë ekzistojnë mbi 17 njerëz mbi moshën 100 vjeç, 16 prej të cilëve janë të barabartë ose që kalojnë 110 vjet./arbresh.info/
Parashikimi i motit për sot
Inter afër titullit në Serie A pas fitores bindëse ndaj Cagl...
Rrahje në një lokal në Vushtrri, 6 persona të arrestuar
Kurti nga Barcelona reagon rreth Byrosë për Konfiskim: Presi...
Sllovakia gati të zhbllokojë huanë prej 90 miliardë eurosh p...
Sinan Dauti, i zhdukur gjatë luftës në Kosovë, rivarroset ne...