Pas përfundimit të ditëve të nxehta dhe ditës së dytë të Kurban Bajramit, numër i madh qytetarësh ia kanë mësyer shtëpive të tyre në perëndim.
Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK), kolona më të gjata ka në dalje të Kosovës në pikëkalimet kufitare me Serbinë, shkruan Indeksonline.
Kështu, në Mutivodë që është në fshatin Keçekollë dhe në Merdarë të Podujevës, kolonat janë deri në 2000 metra.
Për këtë, për të dal nga Kosova në dalje duhet të prisni deri në katër orë në këto dy pikëkalime.
Situatë më pak e ngarkuar është te Dheu i Bardhë ku ka kolona deri në 500 metra, në Han të Elezit deri në 100 metra si dhe në Jarinje.
Një ditëlindje ndryshe, nëna e Thaçit në videolidhje me të b...
S`kalon shmangia procedurale as për projektligjin e Byrosë S...
Turqia optimiste: Çështja bërthamore mund të zgjidhen në rau...
Muriqi starton ndaj Alavesit
Rritet çmimi i naftës në Shqipëri
Nagavci: Nëse propozohet edhe Vjosa Osmani do të ishte kandi...