Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, e ka cilësuar si gënjeshtër të madhe deklaratën e bërë nga kryeministri,. Edi Rama, se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër drogës.
Përmes një postimi në Facebook, Vasili thekson se raporti i CIA-s e nxori zbuluar farsën e radhës së kryeministrit. Sipas tij ndryshe nga gënjeshtrat e kryeministrit në raportin e CIA-s thuhet qartë se ka rritje të prodhimit të kanabisit në Shqipëri.
Ja postimi i Vasilit:
Kryeministri ose kryefarsa gënjeu sot për drogën, por CIA e demaskoi.
Sot, kryeministri gënjeu e tha që ka arritur rezultate spektakolare lidhur me drogën, por të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane (CIA) raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë.
Kryeministri gënjen, sepse është bërë njësh me drogën, me trafikantët dhe krimin e organizuar.
CIA foli qartë, që gjithashtu Shqipëria është “pikë aktive e trafikut të drogës”.
Pra, s’ka shtet dhe polici që të kontrollojë territorin, por që e mbështesin, inkurajojnë dhe nxisin mbjelljen masive të drogës dhe trafikun e gjerë të saj.
Ndaj task-forca është task-farsa dhe asgjë më shumë dhe kryeministri është vetë kryefarsa.
Parashikimi i motit për këtë të martë në Shqipëri
Trump: Ka shumë mundësi për një marrëveshje bërthamore me Ir...
Mosekzekutimi i pagave: Punëtorët teknikë të shkollave në Pr...
Sot i jepet lamtumira e fundit 43-vjeçarit që vdiq tragjikis...
KQZ shqyrton përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme të 7 qe...
Moti i ndryshueshëm në Kosovë, me diell dhe reshje lokale sh...