Stuhia tropikale Harvey ka ateruar sërish në shtetin amerikan të Luizianës pasi fshikulloi Gjirin e Meksikës.
Nju Orlins i shkatërruar nga uragani Katrina i vitit 2005, është duke u përgatitur për shira deri në 25 cm në 36 orë, që rrezikojnë të shkaktojnë vërshime, transmeton portali arbresh.info
Stuhia, e cila më parë kishte arritur statusin e uraganit, ka hedhur shi rekord në rajon.
Pjesë të mëdha të qytetit Hjuston në Teksas janë nën ujë dhe më shumë se 20 njerëz raportohen të vdekur.
Mijëra njerëz atje kanë ikur nga shtëpitë e tyre në kërkim të strehimit emergjent mes përmbytjeve të rënda./arbresh.info/
Papa Leoni Thirrje ShBA-së dhe Iranit për rikthim në tavolin...
Dy të arrestuar në Prizren për narkotikë, sekuestrohen drogë...
Të shtunën, seancë e jashtëzakonshme – në rend dite plotësim...
Albin Kurti, përmes një video të gjatë, lë fajtore Opozitën ...
Kuvendi zgjedh anëtarët e KPM-së
Ferizaj: Arrestohet një i dyshuar për dhunim