Gjarpëri blu korale gjuan krijesa të tjera që lëvizin shpejt, gjarpërinjtë helmues. Për të ndalur prenë e tij, ky zvarranik përdor një
helm që ia bën viktimës së tij momentet e fundit të jetës një tmerr të vërtetë.
Gjarpëri blu korale gjendet në Azinë jugore, ai ka kokë dhe bisht ngjyrë të kuqe dhe në trup viza blu të ndezur.
Në një artikull të botuar në revistën shkencore “Toxins”, shkencëtarët nga Universiteti i Queensland dhe disa institucione të tjera e përshkruajnë këtë krijesë unike dhe me helm vdekjeprurës, një helm që shkakton një shok masiv tek sistemin psikologjik i presë së tij.
Thuajse menjëherë pasi e ka pickuar, viktima futet në një gjendje agonie katatonike, me muskujt që paralizohen menjëherë. Helmi bën që nervat në
të gjithë trupin të aktivizohen në mënyrë simultane, duke shkaktuar spamza në të gjithë trupin.
I paralizuar dhe pa shpresë, kafsha sigurisht vdes nga ky gjarpër që i jep goditjen e fundit.
Por ka një arsye përse evolucioni e ka pajisuar gjarpërin blu korale me këtë helm kaq të fuqishëm. Ai gjuan për gjarpërinjë të tjerë helmues, që zakonisht janë shumë të shpejtë dhe të rrezikshëm.
Nga ana tjetër, shkencëtarët po shpresojnë që helmi i tij mund të përdoret për të zhvilluar ilaçe të reja. Ekspertët po studiojnë mundësinë për të krijuar qetësues për njerëzit.
/arbresh.info/
Sonte luhen dy gjysmëfinalet e para të Kupës së Kosovës
Armë nga Kosova drejt Shqipërisë, caktohet masa e paraburgim...
Këtë fundjavë rikthehet Superliga e Kosovës në futboll
Apeli vërteton dënimin me 24 vjet e gjysmë burgim ndaj të ak...
Osmani takoi Presidentin e Etiopisë, Taye Atske Selassie
Rizvanolli deklarohet për kërkesën e rritjes së tarifave të ...