Këngëtarja e famshme, Katie Price si duket po përjeton një dramë të vërtetë në familjen e saj, sepse sipas raportimeve ajo ka qenë e detyruar ta dëboj nga shtëpia bashkëshortin e saj, Kieran Hayer.
Price me pretendimin se Hayer nuk po pranon të ndahet, është detyruar ta nxjerrë atë nga shtëpia e tyre, pasi kishte zbuluar se ai e kishte tradhtuar.
39 vjeçari Kieran kishte një marrëdhënie me shërbyesen që ata kishin në shtëpi.
Pasi u zbulua kjo tradhti këngëtarja kishte kërkuar që të ndaheshin, por Kieran kishte vazhduar të shkruante në rrjete sociale dhe të postonte video kinse ata janë ende bashkë.
Përflitej se bashkëshorti i këngëtares ishte rikthyer në shtëpi të dielën, por Price i demantoi këto thashetheme duke thënë se zemra e saj ishte ende e thyer.
“Është vërtetë e pabesueshme por Kieran besonte se do ta shpëtonte martesën e tyre pas gjithë atyre gjërave që bëri” ka thënë një burim për The Sun.
Kieran postoj një video afër shtëpisë së këngëtares gjatë ditës së diel, duke u përpjekur që të bind të tjerët se gjithçka është në rregull, por sipas burimeve ajo video nuk tregon të vërtetën.
“Pas dyerve të mbyllura gjithçka ishte si në ferr. Ajo ishte shumë e acaruar dhe përfundimisht ai hoqi dorë dhe u largua” tha burimi.
Katie Price dhe Kieran Hayer janë martuar në vitin 2013, martesë kjo së cilës duket se i ka ardh tashme fundi.
Shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”, të gjithë të akuzuarit lir...
Fillon seanca dëgjimore ndaj këngëtarit Besart Kelmendi “Gje...
Ndalohet një person në Gjilan, dyshohet për transport ilegal...
27 vjet nga masakra në tregun e Mitrovicës
Arrestohet një burrë për nxitje të përçarjes, dyshohet se pë...
DW: Serbia importuesja kryesore e armëve në Ballkanin Perënd...