Rufki Suma edhe njëherë do ta sfidojë veten për kryetar të Hanit të Elezit.
Ai konfirmoi për KosovaPress se ka kandiduar për kryetar si i pavarur që edhe njëherë ta marr udhëheqjen e kësaj qyteze të vogël të Kosovës.
“Po kam dërguar kandidaturën time për kryetar, tash po pres certifikimin nga KQZ-ja”, tha Suma për KosovaPress.
Rufki Suma qe dy mandate është kryetar i Hanit të Elezit. Në vitin 2009 ai ka marrë shumicën e votave të qytetarëve të Hanit të Elezit duke pasur përballë kandidatë të të gjitha partive politike.
Suma doli fitues edhe në vitin 2013 ku i fitoi zgjedhjet për kryetar.
Mediat kanë raportuar jo rrallë për kryetarin Suma të cilin e kanë quajtur edhe kryetar unikat të Kosovës.
Suma ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe TMK-së.
Dogana sekuestron mallra të falsifikuara me vlerë rreth 200 ...
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar nesër?
EKSKLUZIVE: Shërbimi grek përfshihet në zhvillimet e brendsh...
Liqeni i Shkodrës shpallet Rezervë Biosfere e UNESCO-s
Nesër Kosova-Andorra, Foda: Luajmë për fitore
Sonte PDK përmbyll fushatën zgjedhore në Sheshin “Skënderbeu...