Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai serb Aleksandar Vuciç do të takohen të enjten në selinë e Bashkimit Evropian në Bruksel nën patronazhin e Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini.
Pritet një ndryshim i përshpejtuar i formatit të bisedimeve, shkruan e përditshmja serbe “Danas”.
Siç njoftoi Delegacioni i BE-së në Serbi, ata do të shkëmbejnë mendime për vazhdimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, pas marrëveshjes së arritur në korrik në lidhje me fillimin e përgatitjeve për një fazë të re të dialogut. “Përfaqësuesja e Lartë dhe të dy presidentët do të diskutojnë gjendjen e procesit të zbatimit të marrëveshjeve të arritura gjatë dialogut”, thuhet në deklaratë.
Dusan Janjiç, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Etnike, vlerëson për “Danas” se kjo do të jetë “një nga mbledhjet përgatitore për fazën e re të dialogut të Brukselit, i cili, ka mundësi, në të ardhmen do të mbahet në baza mujore”.
“Në disa takime të ardhshme do të përcaktohet forma dhe tema për negociata të mëtejshme për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Pritet që kjo fazë përgatitore të zgjat deri në fund të vitit 2017 ose në fillim të vitit të ardhshëm. Gjithashtu, pjesëmarrësit e takimit do të bëjnë një përmbledhje të asaj që është bërë dhe çfarë nuk është bërë, kur është fjala për marrëveshjet e arritura më parë. Ka shumë gjëra që nuk janë zbatuar, duke përfshirë edhe zgjidhjen e problemeve të tilla si komplikimet e paraqiturat në lidhje me numrin +381”, ka thënë ai, trasnmeton “Zeri.info”.
Janjiç thotë se Federica Mogherini “ka të ngjarë të ngelet në suazat e protokollit, të organizatorit të takimeve”, por pritet që së shpejti në dialog të përfshihen edhe disa nga evropianët dhe ndoshta amerikanët, të cilët do të jenë në rolin “operativ” në fazat e ardhshme negociatave.
Sipas “Danas”, është “pothuajse e sigurt” se së shpejti do të ndryshohet formati i negociatave të Brukselit, në mënyrë që bisedimet në nivelin më të lartë politik në të ardhmen të zhvillohet nga presidentët, jo kryeministrat, siç ishte rasti në fazat e mëparshme, dmth Vuçiç dhe Thaçi do të takohen në selinë e BE-së. Gazeta në fjalë shton se, se për t’u zyrtarizuar një vendim i tillë është e nevojshme për të marrë “dritën jeshile” të Kuvendit të Kosovës, i cili ende nuk është formuar.
Tajlanda kryen sulme ajrore ndaj Kamboxhias pas përleshjeve ...
Këmbësori goditet nga motoçikleta në Prishtinë
Arratisen tre persona nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lip...
Xabi Alonso flet për shkarkimin e mundshëm pas rezultateve n...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
MD organizon tryezën e përbashkët me Mekanizmat Koordinues L...