VMRO-DPMNE sot përmes një deklarate ka reaguar ndaj veprimeve, siç thonë nga kjo parti, joligjore të Qeverisë dhe se çdo person që i ndihmon, qoftë vullnetarisht apo nën kërcënim do të përgjigjen.
“LSD-ja ka mbushur qeverinë me këshilltarë serbë, twitterxhinjë, revolucionarë të larmë, figura të nëntokës, banditë dhe njerëz që Zaev mendon se duhet të shpërblehen vetëm për shkak se e ndihmuan atë në fushatë. Kjo është arsyeja pse LSD-ja tani po kërkon fajtorë dhe njerëz që do t’i detyrojë të largohen nga puna. Zaev ka nevojë për vende pune që do t’i kënaqin orekset e partisë.”, thuhet në reagimin e lëshuar për mediat e vendit nga VMRO-DPMNE-ja.
VMRO-DPMNE, siç thuhet në reagim, inkurajon të gjithë ata që punuan me ndërgjegje për të mos u përkulur ndaj presioneve.
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...
Kurti përkujton Skënderbeun: Figurë qendrore e identitetit d...
Humb jetën në Divjakë traktoristi, përmbyset mjeti dhe e zë ...
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë