Pas Ministres në ikje Gjosha, edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka shprehur indinjatën ndaj vendimit të kryeministrit Edi Rama për të shkrirë Ministrinë e Integrimit.
Në një postim të shkurtër në fb pas publikimit të kabinetit të ri qeveritar, Vasili shprehet se “Qeveria që lindi sot nga gropa e ujërave të zeza të votave të drogës dhe të krimit asgjësoi që në lindje të saj integrimin europian, asgjësoi ekonominë dhe ricikloi banditizmin politik të udhëhequr nga shkollëpakti dhe anti-morali. Sa turp!…”.
Ministria e Integrimit në katërvjeçarin e parë të qeverisë së majtë është mbajtur nga LSI.
Ministrja Gjosha pritet të lërë këtë detyrë në datën 15 shtator, kohë kur përfundon mandati i Qeverisë së shkuar.
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...