Juventus është i interesuar tashmë disa javë për mesfushorin e Barcelonës, Andre Gomes, por siç duket tani kanë hyrë në negociata për transferimin e tij.
Marrëveshja e transferimit të portugezit në ekipin italian nuk pritet të jetë e lehtë, pasi katalanët kërkojnë 45 milionë euro për 24 vjeçarin që u transferua nga Valencia në ‘Camp Nou’, vitin e kaluar.
Në anën tjetër, thuhet se Juventus nuk është në gjendje t’i ofrojë ato para në këtë merkato, dhe oferta e tyre do të jetë në formë të huazimit një vjeçar, me mundësi të blerjes permanente. /arbresh.info/
13 vjetori i Marrëveshjes së Brukselit, Vuçiq: Shqiptarët s’...
Rama në Barcelonë, takim me kryeministrin Pedro Sánchez: Udh...
Dy anije tregtare qëllohen me armë zjarri në Ngushticën e Ho...
Rivarroset Sinan Dauti, 9-vjeçari nga Prekazi që ishte zhduk...
Në Dyz përkujtohet masakra e civilëve shqiptarë, Haxhiu: Nde...
Prokurorja Gashi për laboratorin e drogës në Pejë: Përdorohe...