Ish ylli i pornografisë me origjinë nga Libani por që jeton në SHBA ka deklaruar se është kërcënuar nga Shteti Islamik.
Mia Khalifa, aktore e filmave me pullë të kuqe, ka thënë se grupi terrorist e ka kërcënuar atë me ‘heqje koke’ dhe se i ka dërguar imazhe të tmerrshme përmes rrjeteve sociale, transmeton portali arbresh.info
Në një intervistë për një radio amerikane, ajo ka thënë se nuk do t’u jap ekstremistëve atë që ata duan, ‘prandaj do të qëndroj e fortë’, ka thënë ajo.
Në moshën 10 vjeçare Khalifa u zhvendos nga Bejruti në Liban, ndërsa në moshën 21 vjeçare ajo hyri në industrinë e pornografisë.
Ajo është kritikuar shumë nga banorët e Lindjes së Mesme, të cilët veprimet e saj i kanë quajtur të ‘turpshme’.
Shitja e materialeve erotike është e ndaluar pothuajse çdo vend mysliman, përveç Libanit dhe Turqisë./arbresh.info/
Moti sot me diell, temperatura arrin 27 gradë
Kurti pret sot në takim Presidentin e KE-së
Aksident në Laç, ndërron jetë 37-vjeçari, arrestohet drejtue...
Shqipe Selimi: Kodra e trimave, ja qet pikën për 116
Konjufca: Në Prishtinë ndihej qartë se këto zgjedhje po shih...
Papa Leoni i XIV, emëron për herë të parë një grua laike në ...