Edhe pak ditë na ndajnë nga festa e Kurban Bajramit e cila festohet me një shtator, e në të cilën besimtarët mysliman në shenjë të sakrificës prejne një kafshë dele, qengj ose cjap si kurban.
Kurbani si traditë myslimane prehet edhe në Kosovë, por jo të gjithë kanë mundësi financiare për të blerë kurban.
Bashkësia Islame e Kosovës me këtë qëllim shpërndan çdo vit kurban për familjet në nevojë.
Edhe këtë vit zyrtarë nga BIK-u i kanë konfirmuar për Tribuna Channel se kanë bërë edhe përgatitjet e fundit për shpërndarje të këtyre kurbaneve për skamnorët, pensionistët, invalidët e luftës etj.
Gerguri u bëri apel qytetarëve që mos të porosisin kurban tek disa shoqata dhe grupacione që po mbajnë çmime të lira pasi që mishi i tyre mund të mos jetë i sigurt.
E përgatitjet për këtë festë i kanë bërë edhe qytetarët.
Mirëpo mungesën financiare për të blerë kurban e kanë shprehur edhe ata
Festa e Kurban Bajrami dhe Fiter Bajramit festohen nga myslimanët në mbarë botën.
Për më shumë ndiqeni kronikën:
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë