Raportimet e fundit që vijnë nga Italia bëjnë të ditur se Patrik Schick do të bashkohet me Juventusin në janar.
Sulmuesi kishte një marrëveshje me Juven, por që dështoi pasi lojtari nuk i kaloi testet mjekësore.
Pas tij tashmë janë vënë Inter dhe Roma, por çeku dëshiron t’i bashkohet vetëm Juventusit.
Sipas Gazzetta dello Sport, Schick e do vetëm Juven dhe të dy palët janë të lumtur që lojtari do të qëndrojë te Samp deri në vitin 2018.
Kjo gazeta shkruan se lojtari mund të bashkohet në janar me Bianconerët.
Schick ka marrëveshje me Juven, por i duhet që përsëri të arrijë marrëveshje me Sampdorian.
Sot fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Moti sot i vranët dhe vende-vende me riga shiu
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4