Shkëndija e Tetovës sonte (24 gusht) do të pres gjigantin evropian, Milan për ndeshjen e kthimit në suaza të Europa League.
Pas pritjes që ju është bërë kapitenit të Shkëndijës, Ferhan Hasani dhe trajnerit, Qatip Osmani në Milano, për t’i prezentuar trofetë dhe muzeun e futbollit në Milano, krerët e Shkëndijës kanë pritur delegacionin e A.C Milan, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Pesidenti i K.F Shkëndija, Visar Bexheti me bashkëpunëtorë kanë pritur në Ecolog delegacionin e AC Milanit të përfasqësuar nga drejtori për menaxhim, Marco Fassone dhe drejtori për komunikim, Fabio Guadagdinini.
Përndryshe, Shkëndija sot do të luaj për nder përballë Milanit. Osmani dhe Hasani dje në konferencën për shtypin vendas kanë deklaruar se kanë mësuar shumë nga ndeshja e parë, të cilën e vlerësuan si ndeshje me rezultat jo-real.




Çështja e inceneratorëve, kryebashkiaku Veliaj fiton gjyqin ...
Sulmet e SHBA dhe Izraelit, vritet kreu i inteligjencës së G...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup, Spiropali apelon p...
E ardhmja ende e paqartë: Agjentët e Vini Jr kontaktojnë gji...
42 aksidente trafiku e mbi 2 mijë gjoba të shqiptuara gjatë ...
Çmimet e derivateve: Edhe sot 1 litër naftë duhet të shitet ...