Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, në seancën e Komitetit Qendror të LSDM-së njoftoi për fitore të partisë së tij në zgjedhjet lokale.
Anëtarët e kësaj partie në seancën e mbrëmshme diskutuan për situatën aktuale politike në Maqedoni, për procesin e zbatimit të reformave dhe sollën disa vendime për zgjedhjet lokale, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zoran Zaevi gjatë fjalimit të tij tha se LSDM-ja është e gatshme për fitore të bindshme në zgjedhjet e ardhshme lokale.
“LSDM është favorit për zgjedhjet lokale. Qytetarët i njohin politikat e saj, vlerat e saj, të cilat sjellin standart më të lartë të jetesës, më shumë para për qytetarët, institucione të pavarura dhe profesionale. Me fitoren e LSDM-së në zgjedhjet lokale, procesi i filluar do të vazhdojë edhe në nivel lokal”, tha Zaevi.
Komiteti Qendror vlerësoi se puna e deritanishme e Qeverisë së Maqedonisë ka dhënë rezultate. Problemet e pushtetit të kaluar po zgjidhen dhe shteti po arrin suksese në skenën ndërkombëtare./arbresh.info/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës