Policia daneze ka identifikuar torson pa kokë të gjetur në ujërat e Kopenhagës si gazetaren suedeze Kim Wall, për të cilën policia beson që është vrarë në një nëndetëse.
“ADN-ja përputhet me torson e gjetur dhe Kim Wall”, ka thënë policia në Twitter, duke refuzuar të tregojë më shumë, raporton Reuters, transmeton arbresh.info
Shpikësi danez Peter Madsen, i akuzuar për vrasjen e Wall në nëndetësen e bërë nga ai, i ka thënë gjykatës që ajo kishte vdekur në një aksident dhe se ai e kishte “varrosur” në det, duke ndryshuar kështu deklaratën e mëparshme se e kishte lënë të gjallë në Kopenhagë.
Trupi i pajetë u gjet të hënën nga një çiklist dhe policia kishte thënë se ishte herët për ta identifikuar trupin, meqë mungonin koka, këmbët dhe duart./arbresh.info/
E shtunë me diell dhe vranësira
Sot votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës në 18 shte...
Përfshihet nga flakët një automjet në Kaninë, dyshohet për s...
Riquelme synon ta sjellë Kloppin te Real Madridi
Krizë humanitare në Liban, OKB ngre alarmin për 1.4 milionë ...
Çeku dhe Bogujevci presin finalistët e Olimpiadës Kosovë–Shq...