Agjencia amerikane e hapësirës NASA planifikon të prodhojë oksigjen nga atmosfera e Marsit, kur roboti i ardhshëm në vitin 2020 të arrijë në “planetin e kuq”.
Shkencëtarët do të dërgojnë botën e gjallë mikroskopike, alga ose baktere në kuadër të misionit “Rover”, në tentim për të krijuar ajër të përshtatshëm për njerëzit, shkruan gazeta britanike “Independent”.
Ata dëshirojnë të ushqejnë mikro-organizmat në Mars, me shpresën se do të emetojnë oksigjen, i cili do të përdorej për frymëmarrje ose si karburant raketor për kthim në Tokë.
Nëse eksperimenti rezulton i suksesshëm, ky do të ishte një hap i rëndësishëm drejt krijimit të kushteve për banim në Mars dhe vendosjen e kolonive njerëzore në të ardhmen.
Në atmosferën e Marsit ndodhet vetëm 0.13 për qind e oksigjenit në krahasim me 21 për qind sa është në Tokë.
Gazeta britanike shkruan se SHBA-të po planifikojnë që rreth Marsit të krijojnë një mbrojtje magnetike, ndërsa në vetë planetin e kuq të ndërtojnë një reaktor nuklear.
Hapi i parë do të ishte lansimi i stacionit lunar kozmik, i cili do të shërbente si pikënisje për mision drejt pjesës tjetër të Sistemit Diellor.
Në planet e veta për kolonizimin e Marsit, biznesmeni Ilon Mask ka thënë se çmimi më i lirë për person për një gjë të tillë do të ishte 10 miliardë dollarë.
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...
46-vjeçari nga Kosova arrestohet në Ulqin, dyshohet se vrau ...