Të pasurit një apo dy fëmijë është gjë e cila mund t’jua shtojë lumturinë.
Por çfarë nëse e lindni fëmijën e tretë?
Jo edhe aq, sipas një studimi të vitit 2014 ku hulumtuesit e kanë matur nivelin lumturisë të prindërve britanikë dhe gjermanë para dhe pas lindjes së fëmijëve të tyre.
Kjo nuk do të thotë se fëmijët e tretë, katërt apo pestë dashurohen më pak nga prindërit sesa fëmijët e parë. Por thjesht të qenit prind bëhet paksa rutinore pasi ta keni parë mrekullinë e lindjes së një jete (dy fëmijët e parë) dhe keni ndërruar qindra pelena.
Gjithashtu, pasi të lindni më shumë se dy fëmijë, shpenzimet financiare do të jenë shumë më të mëdha dhe mund të jetë e papërballueshme për ju.
Një teori tjetër thotë se në familjet e mëdha fëmijët e vegjël mund të jenë të paplanifikuar, dhe kjo mund t’u shkaktojë stres prindërve, transmeton telegrafi.
Hulumtimet gjithashtu sugjerojnë se aq më të vjetër që jeni kur e lindni fëmijën e parë, aq më të lumtur do të bëheni dhe aq më shumë do t’ju zgjas lumturia.
Numërohen 65% e votave: 10 më të votuarit nga VV, PDK, LDK d...
E shitën 50 milionë euro, Liverpooli po mendon për një rikth...
Alba Vukaj mahnit me paraqitjen e saj të fundit
Rama reagon ndaj Iranit: Qeveria e ajatollahëve i bashkohet ...
Hoxha Osman Musliu ndër më të votuarit në VV, lë pas pesë mi...
Trazira në Belfast pas një sulmi me thikë