Kapiteni i, Leonardo Bonucci, ka folur për paraqitjen mbresëlënëse të Milanit në fitoren prej 6-0 kundër Shkëndijës duke i komentuar edhe fjalët që ua kishte thënë bashkëlojtarëve para ndeshjes.
“Ishte një emocion i veçantë, sidomos në minutat e para. Patëm një paraqitje të mirë, falë bashkëlojtarëve që bënë një punë të shkëlqyer dhe sollëm një fitore të madhe”.
“Duhet të përmirësohemi për periudhën kur nuk e kemi posedimin e topit, mirëpo jemi në rrugën e duhur”.
“Milani spektakolar? I shfrytëzuam rastet dhe shënuan, mirëpo duhet të vazhdojmë të zhvillohemi. Duhet t’i marrim parasysh anët negative që ndodhën në këtë mbrëmje”.
“Para ndeshjes, i thashë skuadrës se nuk ka ndeshje të lehta, nuk thashë asgjë të re”. “Scudetto? Marotta (drejtori i Juventusit) ka thënë se kanë frikë nga ne, mirëpo ne duhet të punojmë për të arritur në nivelin e tyre”, ishte deklarata e Bonuccit për mikrofonat e Channel 5.
Haradinaj për çështjen e Presidentit: Nuk shoh nga Kurti ndo...
Trump e zgjat armëpushimin me Iranin
Abdixhiku jep detaje nga takimi me Kurtin: U kërkua presiden...
Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin