Familjarë, miq, të afërm, kolegë, politikanë,ambasadorë por edhe qytetarë të thjeshtë janë përkulur sot me nderim para trupit të pajetë të Ibrahim Bashës, policit të Forcave speciale Renea që dha jetën në krye të detyrës dje në Lazarat.
Në nderim të tij janë mbajtur sot homazhet në Pallatin e Brigadave, me një ceremoni madhështore ashtu si ai e meritonte. Arkivoli ishte i mbuluar me flamurin kuq e zi , rrethuar me buqeta lulesh e sipër qëndronte fotoja e Ibrahimit, para së cilës të gjithë u përkulën.
Asnjëherë më parë nuk ishin parë kaq shumë njerëz t’i jepnin lamtumirën dikujt që ndahej nga kjo jetë edhe pse pa e njohur. Shumë prej tyre janë ndalur të shkruajnë edhe dy fjalë mirënjohje për të riun hero.
Në homazhet për Ibrahim Bashën, u mbajt dhe fjala e rastit nga kryeministri Rama dhe ministri Tahiri. Kryeministri Rama e quajti Ibrahim Bashën si një simbol të sakrificës. Sot tha Rama nderojmë një person që unë dhe askush nuk e njihte se kush ishte, por që dha jetën duke bërë mirë për shumë familje.
Ndërsa ministri Saimir Tahiri tha se dora e pabesë e krimit dhe e terrorit i mori jetën njeriut që ishte hero edhe për së gjalli. Po ashtu ministri i Brendshëm garantoi se nuk do të ndalen derisa të vënë para përgjegjësisë autorët.
Trupi i tij do të prehet në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, aty ku nderohen të gjithë heronjtë e kombit të Shqipërisë.
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...