Pas raundit kualifikues në Evropa Ligë te Craiova dhe miqësores kundër Real Betisit, AC Milani do të zhvillojë ndeshjen e parë të play-offit kundër Shkëndijës dhe trajneri Vicenzo Montella ka kërkuar nga skuadra e tij të jetë e fokusuar në ndeshjet e ardhshme.
“Katër ndeshjet e ardhshme janë të rëndësishme për ne. Faza e grupeve në Evropa Ligë është në fund dhe më pas Serie A është duke filluar. Pres që skuadra të jetë përmirësuar dhe dua të shoh qëndrimin e duhur. Kjo është tashmë një fazë e sezonit e rëndësishme për ne”, ka thënë fillimisht Montella për faqen zyrtare të klubit, transmeton portali arbresh.info.
43-vjeçari ka vlerësuar klubin shqiptar si një skuadër mirë e organizuar duke përmendur gjithashtu Ibrahimin si një futbollist të talentuar të Shkëndijës.
“Ata [Shkëndija] kanë luajtur më shumë ndeshje kompetitive se ne. Ata kaluan në tri runde kualifikuese dhe kanë mposhtur edhe kampionin në fuqi në ligën e tyre. Ata kanë një stil të qartë të lojës në mendjen e tyre dhe një lojtar të talentuar në front si Ibrahimi”
“Kundërshtari jonë është një skuadër mirë e organizuar por ne duhet të fokusohemi tek vetja dhe të koncentrohemi në qëllimin tonë. Gjithçka është në dorën tonë, varet në performancën tonë”
Ndeshja e parë AC Milan – Shkëndija zhvillohet në San Siro të enjten, ndërsa takimi kthyes zhvillohet në Maqedoni më 24 gusht./arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...